×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëria i bashkohet 44 shteteve të tjera në një deklaratë të përbashkët ku i bëhet thirrje Rusisë të lirojë Alexei Navalny-n

    Reporteri
    15 Mars 2021 | 9:06

    45 shtete, mes të cilave edhe Shqipëria kanë publikuar një deklaratë të përbashkët në Këshillin e të Drejtave të Njeriut pranë Organizatës të Kombeve të Bashkuara, ku i bëhet thirrje Kremlinit zyrtar për të liruar liderin opozitar rus Alexei Navalny.


    Në deklaratë shkruhet se arrestimi ka qenë i jashtëligjshëm dhe në shkelje të të drejtave të njeriut, teksa Navalny është arrestuar për një akt (shkeljen e lirisë me kusht) që ishte përtej kontrollit të tij (pasi u dërgua jashtë shtetit për t’u kuruar nga një helmim kimik). Forumi i të Drejtave të Njeriut në OKB është i organizmi ndërkombëtar më potent pas qeverisë së SHBA dhe BE-së që bën thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të Navalny-t.

    Mund të lexoni deklaratën e plotë KËTU:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!