×
  • Lajme
  • Shqipëria

    10 të arrestuar në Tiranë, një prej tyre i shpallur në kërkim kombëtar

    Reporteri
    15 Mars 2021 | 10:51

    10 persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i shpallur në kërkim kombëtar.


    Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe në zbatim të planit të masave për kontrollin e gjithë territorit, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të mitur me iniciale:

    K., 17 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar kanabis, një pjesë e të cilës ishte e ndarë në doza, gati për shitje.

    Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Ç. D., 36 vjeç, pasi ka vjedhur disa materiale në banesën e shtetasit E. V.

    Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit K. A., 24 vjeç, pasi Gjykata e shkallës Parë Tiranë, e ka dënuar me 1 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”.

    Ndërkohë nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 34 vjeç, pasi ka vjedhur një aparat celular të një shtetasi.

    Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. S., 54 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”.

    Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
    G. D., 48 vjeç dhe U. M., 41 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur ;

    H., 25 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ;

    Xh., 25 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ka aksidentuar dhe më pas është larguar nga vendngjarja mjetin me drejtues F. Ç. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi F. Ç., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;

    K., 62 vjeç, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik, për të bërë testin e alkolit me aparatin digital drager.

    Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./tvklan

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!