×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vdes nga Covid një 32 vjeçar në Shqipëri

    Reporteri
    15 Mars 2021 | 13:54

    Një 32-vjeçar nga Belshi ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19. Bëhet fjalë për Alban Hidrin, baba i një fëmije 2 vjeç, i cili humbi betejën me coronavirusin.


    “News 24” raporton se i ndjeri nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese dhe prej një jave ishte intubuar në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.

    Ndër të tjera, mësohet si i ndjeri ishte kryetar i grupseksionit të Partisë Demokratike në Rrasë.

    Në një mesazh ngushëllimi në rrjetet sociale, miqtë e tij shkruajnë: “Na hidhëroi pa masë lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta e Alban Hidrit, kryetarit të grupseksionit Rrasë. Një njeri i shkëlqyer që fatkeqësisht nuk ia doli dot në betejën me COVID-19. Energjia dhe pozitiviteti i Albanit do na mungojë të gjithëve, familjes së tij të dashur, miqve dhe kolegëve. U prehsh në paqe Alban!”, shkruajnë miqtë e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!