×
  • Lajme
  • Lajme

    Brovina e merr përsipër fajin: Ju kërkoj falje krejt viktimave të dhunuara që i kam shqetësuar

    Reporteri
    17 Maj 2019 | 14:57

    Deputetja e PDK-së, Flora Brovina, pasi është intervistuar nga prokurorët special ka folur për mediat.


    E shqetësuar, Brovina ka kërkuar falje duke thënë se nuk do të kishte besuar asnjëherë se fotografia ka qenë e falsifikuar, shkruan Reporteri.net.

    “Krejtve viktimave të dhunuara ju kërkoj falje për shqetësimin që ua kam sjell me këtë fotografi. Organet e shtetit në të cilat besoj shumë do të merren me këtë çështje dhe tanimë janë duke u marrë”, është shprehur ndër të tjera Brovina.

    Brovina është shprehur se fotografinë e ka marrë në vitin 2003, dhe se mbetet faji i saj që nuk e ka verifikuar edhe një herë para se ta paraqiste në publik.

    “Me vjen shumë keq edhe njëherë ju kërkoj falje të gjithëve, ndoshta nuk e kam verifiku fotografinë në momentin e fundit”, tha Brovina.

    Ajo u shpreh e gatshme që pas këtij rasti të ofrojë dorëheqje nga posti i deputetes. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!