×
  • Lajme
  • Shqipëria

    15 të vdekur nga Covidi në Shqipëri, më i riu 34 vjeç

    Reporteri
    15 Mars 2021 | 18:36

    Ministria e Shëndetësisë publikon raportin ditor të Covid-19 në vendin tonë.


    Nga 3001 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 543 qytetarë. Ndërsa 15 pacientë kanë humbur jetën.

    Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

    188 raste në Tiranë, 38 në Shkodër, 37 në Durrës, 31 në Fier, 30 në Elbasan, 19 në Sarandë, 17 në Mirditë, 16 në Vlorë, 15 në Përmet, nga 13 raste në Gjirokastër, Pogradec, nga 12 raste në Lushnje, Finiq, 11 në Delvinë, 9 në Kamëz, nga 8 raste në Kurbin, Kavajë, 7 në Gramsh, nga 6 raste në Pukë, Kuçovë, nga 5 raste në Korçë, Mallakastër, Peqin, nga 4 raste në Krujë, Lezhë, Berat, Prrenjas, nga 3 raste në Librazhd, Kolonjë, nga 2 raste në Rrogozhinë, Vau i Dejës, Dibër, Patos, nga 1 rast në Gjirokastër, Ura Vajgurore.

    VIKTIMA

    Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetar nga Tirana, 3 qytetar nga Fieri, 2 qytetar nga Korça, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Skrapari, të moshave 34- 82 vjeç.

    SITUATA NË SPITALE

    Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 485 pacientë, 32 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

    Statistika (15 Mars 2021)
    Raste të reja ditore 543
    Të shëruar në 24 orë 578
    Të shtruar në spitale 485
    Humbje jete në 24 orë 15
    Testime ditore 3001

    Testime totale 514,076
    Raste pozitive 118,017
    Raste të shëruara 81,061
    Raste Aktive 34,896
    Humbje jete 2060

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
    Tiranë 23271
    Fier 2586
    Durrës 1635
    Vlorë 1606
    Shkodër 1318
    Gjirokastër 1209
    Korçë 910
    Lezhë 749
    Elbasan 570
    Berat 395
    Dibër 347
    Kukës 300

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!