Katër persona janë arrestuar si të dyshuar për veprat penale ‘transplantim i kundërligjshëm dhe trafikim i organeve dhe qelizave njerëzore’ dhe ’bashkëkryerje, sot gjatë ditës në Prishtinë.
Policia e ka konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se dy burra dhe dy gra janë vënë nën pranga, shkruan Reporteri.net.
“Arrestohen katër (4) të dyshuar për veprat penale ‘transplantim i kundërligjshëm dhe trafikim i organeve dhe qelizave njerëzore’ dhe ’bashkëkryerje’”, kanë thënë Policia.
Ndërkohë, bëhet e ditur se tre nga të arrestuarit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që një person është liruar në procedurë të rregullt.
“Gjatë këtij operacioni policor si prova materiale nga inspektorati shëndetësor janë ekuestruar: kopje të dosjeve mjekësore, libra-fletore me shënime dhe dokumente tjera të ndryshme”, thonë Policia.
Reporteri.net, ndërkohë, merr vesh se të arrestuarit ishin mjekë në një klinikë të njohur private, për të cilën do të zbulohen detaje në vijim.
Ndryshe, edhe muaj më parë disa persona ishin arrestuar me dyshimin e njëjtë në një klinikë poashtu private./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.