×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident i rëndë në Sarandë, një i vdekur tre të lënduar

    Reporteri
    16 Mars 2021 | 7:11

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30 në Sarandë.


    Si pasojë e një aksidenti një person ka vdekur dhe janë lënduar tre persona të tjerë.

    Rasti tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Krane – Konispol.

    Me këtë rast drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

    Nga aksidenti ka ndërruar jetë drejtuesi i makinës me inicialet K. K., ndërsa pasagjerët që ndodheshin në ketë mjet, A. M., Sh. M. dhe A. G., janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, njofton Abc News.

    Njoftimi i policisë:

    Më datë 15.03.2021, rreth orës 21:30, në aksin rrugor Krane-Konispol, shtetasi K. K. ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi K. K., ndërsa pasagjerët që ndodheshin në ketë mjet, shtetasit A. M., Sh. M. dhe A. G., janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

    Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!