×
  • Lajme
  • Botë

    Një tjetër vend pezullon vaksinën AstraZeneca

    Reporteri
    16 Mars 2021 | 9:05

    Portugalia ka njoftuar se ka pezulluar e AstraZeneca si një “masë paraprake”.


    Portugalia është vendi i fundit europian që ka pezulluar vaksinimin me AstraZeneca pas raporteve të pacientëve që kanë pësuar mpiksje gjaku pas inokulimit. Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja gjithashtu kanë pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca Covid-19.

    Sipas autoritetit kombëtar shëndetësor, vendimi u mor “për shkak të raporteve të mpiksjes së gjakut tek pacientët e vaksinuar”.

    Agjencia Europiane e Barnave (EMA) tha se përfitimet e vaksinës AstraZeneca tejkalojnë rreziqet, duke shtuar se numri i njerëzve që zhvillojnë mpiksjen e gjakut pas vaksinimit nuk duket të jetë më i lartë se në popullatën e përgjithshme.

    Agjencia tha se do të zhvillonte një takim urgjent të enjten për të këshilluar “çdo veprim i mëtejshëm që mund të jetë e nevojshme të ndërmerret”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!