Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka konfirmuar se klubi ende s’ka vendosur për të ardhmen e sulmuesit Sergio Aguero.
Argjentinasi këtë edicion nuk ka gjetur formën e duhur me lëndimet e shpeshta, derisa kontrata i skadon në qershor, përcjellë lajmi.net.
City nuk ka biseduar me lojtarin për t’ia rinovuar kontratën, derisa Barcelona thuhet se është duke monitoruar situatën që ta sjellë në “Camp Nou” gjatë verës.
Sidoqoftë, Guardiola tha se Aguero është legjendë e klubit dhe e ardhmja e tij ende s’është vendosur.
“Sergio është legjendë këtu. Është person i dashur dhe çfarë ka bërë është e pabesueshme dhe do vendosim çfarë është më mirë për dy palët”, tha ai.
Aguero shihet si opsion te Barcelona për ta bindur Lionel Messin të rinovojë kontratën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.