×
  • Lajme
  • Lajme

    Mevlyde Saraçi: Do ta padisë për shpifje Flora Brovinën

    Reporteri
    17 Maj 2019 | 17:49

    Mevlyde Saraçi të cilën e përmend deputetja e PDK’së, Flora Brovina, si personi që ia ka dhënë fotografinë në vitin 2003 është deklaruar para mediave, shkruan Reporteri.net


    Ajo është shprehur se Flora Brovina është nxituar më përmendjen e emrit të saj dhe sipas Saraçit për këtë ajo do ta padisë për shpifje Brovinën.

    Ajo theksoi se nuk do ta pranon përcjelljen e pafajësisë si fajësi për një fotografi të cilën sipas saj nuk e ka parë kurrë dhe e cila është përdorur për poena polik.

    Tutje Saraçi ka thënë që nuk do të luftoj por është e detyruar të veproj përmes drejtësise se ermi i saj është keqpërdorur. Ajo ka thënë se i beson drejtësisë për këtë rast.

    Ajo tutje shtoi se nuk se ka pasur dëshit që ti denoncoj serbër e jo njëra tjetrën, pra Flora Brovinën, Saraçi pret që Brovina do ti kërkoi falje.

    Të hënën, Saraçi do të jep deklaratë edhe në Polici lidhur me fotografinë që Brovina e ka paraqitur para mediave. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!