Duka i Edinburgut, Princi Philip, ka dalë nga një spital në Londrën qendrore pas trajtimit me sukses për problemet në zemër.
Anëtari 99-vjeçar i familjes mbretërore u dërgua në spitalin “King Edward VII” më 16 shkurt pasi nuk ndihej mirë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Ai më pas iu nënshtrua një procedure mjekësore në zemër në një spital tjetër të Londrës. Qëndrimi 28-ditor në spital ishte më i gjati për të.
Arsyeja e saktë e shkuarjes fillestare në spital nuk është zbuluar, por Pallati Mbretëror ka thënë se koronavirusi nuk ka qenë shkak.
Princi Philip e ka kaluar shumicën e kohës së pandemisë bashkë me Mbretëreshën Elizabetë në kështjellën Windsor me një numër të vogël të stafit.
Çifti që është martuar para 73 vjetëve e mori dozën e parë të vaksinës kundër sëmundjes Covid-19 në janar.
Spitali ku qëndroi princi më parë pacientë ka pasur edhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore, përfshirë Mbretëreshën Elizabetë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.