Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kreut të PD-së, Lulzim Basha, lidhur me videon që ky i fundit ka publikuar, me të cilën akuzon kryeministrin se ofendon gratë.
Në një postim në rrjetet sociale kryeministri Rama shkruan: “Lulëzim ofendimi, shpifja, harbutëria nuk ka gjini, është e pajustifikueshme pavarësht nga gjinia e autorit! Kurse ti king vajzat e shqiptarëve ruaji nga Saliu, Likja e tërë harbutët e tu që lemerisin dynjanë kur hapin gojën dhe lëri montazhet prej skuthi!”.
Më herët kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shpërndarë në rrjetet sociale një video ku shfaqet kryeministri Edi Rama me sjelljet të cilat ai i cilëson si “arrogante” kundrejt vajzave.
“Imagjinoni një vajzë të vogël që kërkon frymëzim, me shpresën se një ditë do të jetë si modelet që ndjek. Tani imagjinoni si ndihet kur sheh gratë që sulmohen me arrogancë… Kur përqeshen… Kur ofendohen… Kur diskriminohen… Vetëm sepse bëjnë punën e tyre! Imagjinoni sikur ajo të ishte vajza juaj… Ky është mesazhi për të cilin ka nevojë? Vajza juaj po dëgjon dhe vota jote në 25 Prill, mund të përcaktojë një tjetër model. Voto për ndryshimin”, thuhet në tekstin e videos së publikuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.