×
  • Sport
  • Sport

    Fiton Manchester City, kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

    Reporteri
    16 Mars 2021 | 23:39

    Manchester City është skuadra e radhës që ka prerë biletën për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Të besuarit e Pep Guardiolës pas dy ndeshjeve e eliminuan me rezultatin 4-0 skuadrën e Borussia Monchengladbach.


    Benzema edhe më afër Raulit e Lewandowskit, Messi e Ronaldo të pakapshëm
    Ashtu si sfidën e parë në udhëtim, City edhe sfidën e kthimit e fitoi 2-0.

    Kevin de Bruyne shënoi një gol shumë të bukur për rezultatin 1-0 në minutën e 12’, dhe më pas Ilkay Gundogan për 2-0 në minutën e 18’.

    City do të mësojë kundërshtarin për në çerekfinale të premten, derisa gjithashtu do të mësohet edhe kundërshtari i mundshëm i ndeshjeve gjysmëfinale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!