Pep Guardiola nuk e ka harruar mesazhin që e mori kur mbërriti për herë të parë në Manchester City nga Bayern Munich në vitin 2016: fitoje Ligën e Kampionëve, ose nuk do të vlerësohesh plotësisht i suksesshëm.
Trajneri spanjoll tha të martën, pasi skuadra e tij kaloi në çerekfinale të kësaj gare duke e mundur skuadrën gjermane Borussia Monchengladbach, se ato fjali i janë ngulitur në kokë që prej atëherë, transmeton Gazeta Express.
City i ka fituar 24 nga 25 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, por me gjasë do të përballet me një klub të madh në çerekfinale.
“Që prej vitit të parë kur erdha këtu njerëzit më thanë se unë duhet ta fitoj Ligën e Kampionëve”, tha Guardiola pas ndeshjes të martën.
“Është diçka që rri gjithmonë mbi supe, por nuk shqetësohem për këtë. Në futboll, nëse e meriton kalon tutje. Nëse s’e meriton, nuk kalon”, shtoi ai.
“Nuk po mendoj për gjysmëfinalen. Po mendoj të luajmë mirë në ndeshjen e parë dhe në ndeshjen e dytë (çerekfinale)”, theksoi Guardiola.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.