×
  • Sport
  • Sport

    Tiger Woods largohet nga spitali pas aksidentit të tmerrshëm me makinë

    Reporteri
    17 Mars 2021 | 10:08

    Tiger Woods është larguar nga spitali për të vazhduar shërimin e tij në shtëpi, tre javë pas aksidentit të tmerrshëm që pësoi me makinën e tij.


    Legjenda e golfit e theu këmbën pasi u rrotullua me veturë, derisa u dashtë të dërgohej me urgjencë në spitalin e Kalifornisë me 23 shkurt.

    Woods ka shkruar në Twitter: “I lumtur të ju tregoj se jam rikthyer në shtëpi dhe të vazhdojë rikuperimin”.

    “Jam falënderues për të gjithë mbështetjen dhe kurajon që ka marrë në javët e kaluara. Faleminderit për kirurgët, mjekët, infermierët dhe stafin e pabesueshëm në Qendrën Mjekësore Harbor-UCLA dhe Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai”.

    “Të gjithë ju jeni kujdesur kaq shumë për mua dhe nuk mund t’ju falënderoj sa duhet. Do të shërohem në shtëpi dhe do të punoj për t’u bërë më i fortë çdo ditë”.

    Woods u detyrua të nënshtrohej një operacioni për të rregulluar dy fraktura në këmbën e tij të djathtë dhe një në kyçin e këmbës të ndrydhur pasi makina e tij u rrotullua dhe doli nga rruga.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!