Një tjetër viktimë e Covid regjistrohet nga radhët e bluzave të bardha në Shqipëri.
59-vjeçarja, Nurie Bace ka humbur jetën nga Covid. Lajmin e trishtë e bën të ditur Urdhri i Infermierëve të Shqipërisë.
“Një tjetër infermier u largua nga armata e UISH! Me hidhërim njoftojmë ndarjen nga jeta të infermieres nga Lushnja , Zj.Nurie Bace, 59 vjeç, e prekur nga Covid-19. Dashuria për profesionin , shërbimi me profesionalizëm, virtyte që e shoqëruan në çdo çast të punës së saj me pacientet Në emër të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe kolegëve”, thuhet në njoftimin për median.
Disa ditë më parë si pasojë e Covid humbi jetën mjeku i njohur Geron Husi, i cili po kurohej në Turqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.