Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes Inspektoratit Veterinar sot ka organizuar një aksion kontrolli në të gjitha mishtoret e qytetit të Pejës për të kontrolluar shitjen e mishit, dhe nënprodukteve të mishit në aspektin e plotësimit të kritereve ligjore për tregtim të sigurt të kësaj kategorie të produkteve.
Për këtë aksion, zëdhënësi i AUV, Lamir Thaqi ka thënë se nga inspektimet e ushtruar në 17 mishtore, ka rezultuar me largim nga shitja- konfiskim të një sasie prej rreth 300 kg mish dhe nënprodukte mishi që nuk i plotësonin kriteret ligjore për tregtim.
“Disa nga mishtoret është gjetur mish i pa vulosur që nënkupton se nuk është therur kafsha në thertore të licencuar. Në disa raste janë hasur duke u shitur nënprodukte mishi të trajtuara termikisht suxhuk mish i terur në subjekte të cilat nuk janë të licencuara për përpunim”, tha Thaqi për kp.
Sasitë e gjetura nëpër mishtore pa dokumentacion, sipas tij janë ndaluar për qarkullim nga inspektoret, të njëjtat do të asgjësohen në ditët në vijim në prezencë të inspektorit kompetent. Aksione të tilla AUV ka ndërmarrë ditë më parë në Prizren dhe Ferizaj
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.