×
  • Lajme
  • Botë

    Rubla ruse në rënie pas fjalimit të Joe Biden

    Reporteri
    18 Mars 2021 | 7:25

    Rubla ruse ra në vlerën 74 kundrejt dollarit. Gjithashtu ranë edhe bonot e thesarit pasi Presidenti amerikan Joe Biden tha se homologu i tij rus Vladimit Putin do të “paguajë çmimin” e përpjekjeve për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2020-tës.


    Tregu rus po ndikohet prej muajsh nga rreziku i sanksioneve të reja ndaj Moskës, dhe komentet e fundit i forcuan shqetësimet për ndëshkime të reja.

    Rubla ra me 1.4%, në vlerën 73.90 në këmbim të një dollari amerikan, ndërsa pak më parë kishte arritur vlerën 74, në dallim nga 72.53 që arriti të martën, pika më e fortë kjo për gati shtatë muajt e fundit.

    Përkundër Euros, rubla u dobësua me 1.4%, në vlerën 87.97, duke iu larguar kështu vlerës së mëparshme prej 86.5150, më e forta që nga muaji gusht.

    Shitja e rublës u intensifikua pasi Presidenti Biden u citua nga kanali ABC News të ketë thënë se Putini do të vuajë pasojat për drejtimin e përpjekjeve për t’i dhënë fitoren në zgjedhjet amerikane ish-Presidentit Donald Trump.

    Ndikimi gjeopolitik tek rubla mbetet domethënës. Kursi i rublës ishte rreth 61 për një dollar në fillimin e vitit 2020, kur çmimet e karburantit ishin për herë të fundit pranë çmimit të tanishëm, 68 dollarë për fuçi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!