×
  • Lajme
  • Lajme

    Faqja që menaxhohet nga VV-ja thotë se Hajrulla Çeku do të bëhet ministër

    Reporteri
    18 Mars 2021 | 7:46

    Java e ardhshme do të jetë javë finale për krijimin e institucioneve të reja në Kosovë.


    Ajo çka dihet deri më tani është se me datë 22 mars do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit, por nuk dihet nëse më pas do të votohet edhe qeveria e re.

    Ndërsa shumë emra po raportohet se do të bëhen ministra të Qeverisë Kurti 2.

    Njëri nga personat që po përflitet se do të jetë në krye të dikasterit të Kulturës, është Hajrullah Ceku.

    Se Ceku do të bëhet ministër e thotë faqja “mekryeministrin” që menaxhohet nga aktivistë të LVV-së.

    “meKryeministrin.info ka mësuar nga burimet e saj se Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do ta drejtojë, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Harjullah Ceku, i cili vie nga qyteti i Prizrenit”, thuhet në njërin nga lajmet që ka publikuar kjo faqe.

    Hajrullah Ceku më parë ishte zëvendësministër në Qeverinë e Edi Ramës, në Shqipëri. Ai për një kohë drejtoi dikasterin e Turizmit.

    I njëjti në zgjedhjet e 14 shkurtit ka siguruar për herë të dytë ulëse në Kuvend të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!