Në Izrael këto ditë jeta po zhvillohet sikur koronavirusi të mos kishte ekzistuar kurrë.
Çelësi i suksesit është vaksinimi i zbatuar me sukses, që ka çuar në lehtësim të masave anti-Covid, transmeton Reporteri.net.
Numri i madh i të rinjve që vallëzojnë në lokale, ndërsa muzika dëgjohet me volum të lartë dhe aty bëhet jetë normale janë rezultat i vaksinimit të më shumë se katër milion izraelitëve të vaksinuar me vaksinën Pfizer.
Për shkak të një situate të tillë të favorshme epidemiologjike, Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi po shqyrton anulimin e vendimit për të mbajtur maska jashtë. Sidoqoftë, ky është vetëm një hap drejt qëllimit të autoriteteve izraelite, të cilat synojnë imunizimin e plotë të të gjithë banorëve të rritur.
Imazhe të tilla nga Izraeli tregojnë më së miri se sa i rëndësishëm është vaksinimi dhe se fitorja ndaj koronavirusit është e mundur, thjesht duhet të disiplinoheni dhe t’i besoni mjekësisë, jo lobit anti-vaksinë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.