×
  • Lajme
  • Botë

    Tensionohen marrëdhëniet mes Amerikës e Rusisë: Putin kërkon që Biden t’i kërkojë falje pasi e quajti “vrasës”

    Reporteri
    18 Mars 2021 | 13:25

                                                              Përktheu: Egzona Krasniqi


    Në një intervistë të ABC News të transmetuar një ditë më parë, presidenti amerikan Joe Biden tha se beson që “presidenti rus, Vladimir Putin është vrasës”.


    Ai gjithashtu përshkroi Putinin si  person të pashpirt dhe premtoi se do të paguante çmimin për ndërhyrjen e pretenduar ruse në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2020, diçka që Kremlini e mohon.

    Reuters shkruan se në një lëvizje tepër të pazakontë pas intervistës së Biden, Rusia të Mërkurën tha se po e  tërheqë ambasadorin e saj në Shtetet e Bashkuara për konsultime urgjente mbi të ardhmen e lidhjeve SHBA-Rusi, transmeton në shqip Gazeta Online “Reporteri.net”.

    “Kur vlerësojmë njerëz dhe vende të tjera, është si të shikohesh në pasqyrë”, tha Putin në një deklaratë të shkurtë në lidhje me këtë temë për RIA Novosti.

    Putini  tutje shtoi se ka shumë njerëz të ndershëm në establishmentin amerikan dhe se Rusia do të mbështetet tek ata.

    Konstantin Kosachyov, nënkryetari i dhomës së sipërme të parlamentit, tha se komentet e Biden ishin të papranueshme, dhe se do të ndikonin në mënyrë të pashmangshme në relacionet tashmë të këqija mes dyja vendeve duke potencuar se nuk ka shpresë për një ndryshim të politikës së SHBA-së në relacion me Rusinë.

    Ai tha se tërheqja e ambasadorit është  hapi i vetëm i arsyeshëm për të ndërmarrë në rrethana.

    “Unë dyshoj se nuk do të jetë i fundit nëse nuk vjen asnjë shpjegim ose kërkimfalje nga pala amerikane”, tha Kosachyov në një postim në Facebook.

    Kremlini thotë se komenti i Biden për Putinin tregon se ai nuk ka interes në rregullimin e marrëdhënieve mes dyja vendeve.

    “Ky lloj vlerësimi nuk lejohet të dalë nga goja e një burrështeti me një gradë të tillë. Kjo lloj deklarate nuk është e pranueshme në asnjë rrethanë”, shtoi ai.

    Shtetet e Bashkuara kanë thënë se po përgatisin sanksione të reja kundër Rusisë rreth një sulmi të dyshuar dhe ndërhyrjes së pretenduar të zgjedhjeve. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!