×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Zgjedhjet në komunat veriore konfirmojnë përpjekjet tona për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm

    Reporteri
    17 Maj 2019 | 19:18

    Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka thënë se zgjedhjet e 19 Majit 2019, për pushtetin lokal në komunat veriore të Kosovës konfirmojnë përpjekjet për paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe prosperitet të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovën.


    Përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se uron që ky proces ygjedhor të jetë i qetë, fer dhe demokratik pa dallim përkatësisë etnike fetare ose politike, duke i votuar kandidatët të cilëve u besojnë dhe që nuk i braktisin interesat e qytetarëve.

    Postimi i tij i plotë:

    Zgjedhjet e 19 Majit 2019, për pushtetin lokal në komunat veriore të Kosovës, pos si shprehje e vullnetit demokratik të qytetarëve përmes votës së lirë, konfirmojnë përpjekjet tona për paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe prosperitet të të gjitha komuniteteve që jetojnë në shtëpinë tonë të përbashkët, Kosovën. Duke shprehur dëshirat më të mira që ky proces zgjedhor të jetë i qetë, fer dhe demokratik, uroj që zgjedhjet të shprehin vullnetin e qytetarëve, pa dallim përkatësisë etnike, fetare ose politike, duke i votuar kandidatët të cilëve u besojnë dhe që nuk i braktisin interesat e qytetarëve.

    RH

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!