×
  • Lajme
  • Shqipëria

    BE-ja i kërkon Shqipërisë thellimin e reformës së administratës publike

    Reporteri
    17 Maj 2019 | 19:34

    Rritja e qëndrueshme ekonomike mund ta çojë Shqipërinë në pranë BE-së. Për këtë Ministrat e Financave të Bashkimit Europian i kërkuan qeverisë shqiptare që të konsolidojë financat dhe të përmirësojë transparencën e financave publike.


    Këto kërkesa u parashtruan gjatë takimit të Ministrave të Financave të Bashkimit Europian me homologët e tyre të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.

    Bashkimi Europian i ka kërkuar Shqipërisë thellimin e reformës së administratës publike dhe konsolidimin fiskal në mënyrë që vendi të shënojë rritje të qëndrueshme ekonomike.

    Këto kërkesa u parashtruan gjatë takimit të Ministrave të Financave të Bashkimit Europian me homologët e tyre të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.

    Rekomandimet e politikave të dakorduara për Shqipërinë përqendrohen në ndjekjen e konsolidimit fiskal, përmirësimin e transparencës së financave publike dhe planifikimin e investimeve publike.

    Ministrja e Financave, Anila Denaj, në takim ka shprehur angazhimin të punojnë në zgjidhjen e kredive me probleme, zbatimin e reformës në drejtësi dhe përmirësimin e mbështetjes për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme si dhe nxitjen e investimet në turizëm.
    Shqipëria gjithashtu ra dakord për të siguruar liberalizimin efikas të tregut të energjisë dhe të rrisë përdorimin e energjisë së pastër.

    Tani kur Shqipëria pret dhe vendimin e BE-së për çeljen e negociatave, komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, ripërsëriti gjatë takimit funksionimin e shtetit të së drejtës.

    “Jam shumë i lutur të shoh zotimet e partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor dhe Turqisë në lidhje me zbatimin e reformave strukturore. Pa funksionimin e shtetit të së drejtës, thellimit të reformës së administratës publike dhe qeverisjen ekonomike, rritja e qëndrueshme nuk do të ndodhë,” tha komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn.

    Gjatë takimit u ra dakord në lidhje me sfidat me të cilat ndeshet Ballkani Perëndimor dhe Turqia, si dhe me udhërrëfyesin për secilin vend në lidhje me reformat ekonomike që nevojiten.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!