Ish-presidenti amerikan Donald Trump do të mbahet në histori si një nga krerët e vetëm të shtetit i cili nuk ka shtuar pasurinë përgjatë viteve të presidencës, por përkundrazi ka humbur shuma marramendëse për shkak të mos marrjes me biznes.
Indeksi i miliarderëve të agjencisë Bloomberg, pasqyron faktin se midis vitit 2016 dhe 2020, Trump ka humbur 700 milion dollarë duke rrëzuar pasurinë e tij nga 3 në 2.3 miliard dollarë. Humbjet më të mëdha perandoria e biznesit të Trump i ka pësuar në sektorin e hotelerisë, ku vetë Donald ishte “mjeshtri” i marketingut dhe marrëveshjeve me benefite të mëdha.
Gjithashtu, një shkak tjetër se përse Trump nuk ka shtuar aspak tek pasuria e tij përgjatë rezidencës në Shtëpinë e Bardhë është fakti se nuk pranoi të merrte pagën e presidentit të cilën e fali në vlerën 100% në bamirësi të ndryshme.
Për kontrast, Barack Obama në 8 vitet e tij në Shtëpinë e Bardhë tridhjetëfishoi pasurinë e tij nga 1.3 milion dollarë në 40 milion.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.