×
  • Lajme
  • Botë

    Italia rinis vaksinimet me AstraZeneca që nesër, pas konfirmimit të EMA-s mbi sigurinë

    Reporteri
    18 Mars 2021 | 19:03

    Pas vendimit të EMA-s, Agjencia Rregullatore e Barnave në BE për AstraZenecan, qeveria Italiane do të rinisë procesin e vaksinimit pa humbur më shumë kohë nga dita e nesërme në orën 15:00 kohë kur shfuqizohet vendimi edhe nga AFA italiane. Procesi do rinisë në Umbria dhe më pas do shtrihet në rajone të tjera. Vendimi u konfirmua sipas mediave italiane nga kryeministri Draghi.


    Pezullimi për shkak të dyshimeve se vaksina shkakton mpiksje të gjakut zgjati 4 ditë në Itali dhe vendimi i EMA-s se vaksina nuk ka lidhje me rastet e mpiksjes së gjakut i dha përfundimisht dritën jeshile përdorimit të kësaj vaksine.

    Më herët, kryeministri italian nga ceremonia përkujtuese në Bergao për viktimat e Covid tha se sido që të jetë vendimi i EMA-s, fushata e vaksinimit me AstraZeneca do të vijojë me të njëjtin intensitet.

    Draghi:

    “Qeveria është e përkushtuar që të bëjë sa më shumë vaksinime të jetë e mundur në kohën më të shkurtër të mundshme. Kjo është përparësia jonë. Pezullimi i vaksinës AstraZeneca, zbatuar të hënën me disa vende të tjera evropiane, ishte një vendim i përkohshëm dhe paraprak. Sot, Agjencia Evropiane e Barnave do të japë mendimin e saj përfundimtar për këtë çështje. Cilido qoftë vendimi, fushata e vaksinimit do të vazhdojë me të njëjtin intensitet, me të njëjtat objektiva “

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!