×
  • Sport
  • Sport

    Kthimi i Ronaldos në Real Madrit, Marcelo thotë së shpejti

    Reporteri
    18 Mars 2021 | 22:04
    ABU DHABI, UNITED ARAB EMIRATES - DECEMBER 16: Cristiano Ronaldo and Marcelo of Real Madrid CF celebrates the win of the Club World Cup on December 16, 2017 in Abu Dhabi, United Arab Emirates. (Photo by Kaz Photography/Getty Images)

    Marcelo-Ronaldo, kanë qenë të pandashëm brenda dhe jashtë fushe, raportohet se gjatë verës mund të bëhen sërish bashkë.


    Pas eliminimit të Juventusit nga Champions League mediat italiane dhe jo vetëm nisën të aludonin në lidhje me largimin e Cristiano Ronaldos, kontrata e të cilit përfundon në fund të sezonit të ardhshëm. Madje u tha se Juventusi është i gatshëm ta shesë në verë për 29 milionë euro, për të rikuperuar sadopak milionat e derdhura për të.

    Dyshimet i shton edhe më shumë kapiteni i Real Madridit, Marcelo.

    Faqja e njohur në Instagram e dedikuar vetëm për futbollin, “433” ka publikuar një video me Marcelon dhe Ronaldon, në të cilën ata festojnë së bashku me një “koreografi” interesante.

    Ky festim kishte ndodhur në Santiago Bernabeu, hera e fundit kur Ronaldo zbriti në fushë për të festuar Champions Leaguen, pasi më pas iku në pushime dhe më nuk u kthye në Madrid.

    “Kjo lidhje Marcelo-Cristiano”, shkruan 433, ndërkohë që braziliani ka komentuar poshtë postimit: “Së shpejti”.

    Natyrisht, kjo ka shtuar dyshimet për një rikthim të Ronaldos në Madrid. Por, Juve me kërkesë të CR7, gjithnjë sipas mediave në Itali, gjithmonë e kë kërkuar Marcelon andaj nuk përjashtohet as kalimin e mbrojtësit në Torino

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!