×
  • Sport
  • Sport

    Kompletohen çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve – shorti sjell dy super-ndeshje

    Reporteri
    19 Mars 2021 | 12:27

    Në Shtëpinë e Futbollit Evropian në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës është hedhur tashmë nga ora 12:00 shorti dhe janë mësuar çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve.


    Edicioni 2020-21 i Ligës së Kampionëve ka hyrë në fazat e ‘nxehta’ të garës dhe ka shumë pak hapësirë ​​për gabime në raundet e eliminimit direkt.

    Tani kanë mbetur vetëm tetë skuadra ndërsa kërkimi për t’u kurorëzuar mbretërit evropianë vazhdon të jetë objektivi i secilit klubi.

    Bayern Munich, Liverpool, Manchester City, Real Madrid, Paris Saint-Germain, Porto, Chelsea dhe Borussia Dortmund janë ekipet që kërkojnë lavdinë evropiane.

    Hedhja e shortit ka bërë që të caktohen ndeshje shumë interesante, ku spikasin ndeshjet Bayern Munich-PSG dhe Real Madridi-Liverpool.

    Interesant pritet të jetë edhe në dy ndeshjet tjera: Man City-Dortmund dhe Porto-Chelsea.

    Ndeshjet çerekfinale do të luhen në dy ndeshje.

    Takimet e para do të luhen në 6 dhe 7 prill, ndërsa të dytat do të luhen një javë më vonë më 13 dhe 14 prill.

    Çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve:

    Manchester City – Borussia Dortmund
    Porto – Chelsea
    Bayern Munich – Paris Saint-Germain
    Real Madrid – Liverpool

    Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohet me 27/28 prill dhe 4/5 maj, ndërsa finalja e Stambollit pritet të luhet më 29 maj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!