×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli ia vë fajin Serbisë: Fotoja është lojë

    Reporteri
    17 Maj 2019 | 21:40

    Kryeparlamentari Kadri Veseli ka folur edhe njëherë rreth fotografisë e gruas së dhunuar që e publikoi deputetja e PDK’së, Flora Brovina, e e cila rezulroi se është e falsifikuar. Veseli thotë se e gjitha është lojë e shërbimeve sekrete armike.

    Kreu i PDK’së thotë se e di se kush është fajëtor që i futi në kurth deputeten Brovina.

    Ai në një emision në RTV Dukagjini ka thënë se kjo është loje e shërbimeve sekrete armiqësore.

    “Kjo është një lojë e djallit, e armikut. Unë e njoh mirë këtë lojë. Kjo është tipike e një lufte speciale”, ka thënë Veseli.

    Ai thotë se këto shërbime mund të kenë prekur pas luftës shoqatat që janë marrë me krimet e luftës, me të pagjeturit dhe me viktimat e tjera.

    “Është një fatkeqësi e madhe nëse ka ndodhur prej vitit 2003. Targetimi mund të ketë ndodhur te shoqatat që janë marrë me krimet e luftës”, ka thënë Veseli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!