×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Në Gazetën Express dhe Bota Sot nuk do të shkojë kurrë

    Reporteri
    17 Maj 2019 | 22:34

    Kryeparlamentari Kadri Veseli ka folur rreth raportimit e Gazetës Express se ai dy javë më parë është nisur për t’u intervistuar nga prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.


    Veseli ka përsëritur se ai nuk është ftuar nga Tribunali Special dhe se raportimi për shkuarjen e tij ka qenë spekulim.

    Kryeparlamentari ka pranuar se biseda telefonike me kryeredaktorin e Gazetës Express, Leonard Kerquki, ku ai ka përdorur gjuhë fyese, ka qenë e përshkruar në mënyrë korrekte.

    Veseli thotë se nuk do të shkojë kurrë në Gazetën Express, me qasjen, që sipas tij, e ka mediumi.

    “Në Gazetën Express dhe te Bota Sot nuk do të shkojë kurrë derisa kanë këso qasje”, ka thënë Kryeparlamentari Veseli.

    Veseli tutje ka thënë se nëse do të ftohet nga Gjykata Speciale do ta bëjë publike dhe se kjo gjykatë nuk është në Lublanë.

    ”Nuk kam marrë ftesë, nuk është gjykata speciale në Lublanë, nuk shkojnë githëkund me intervistu ata”, ka thënë Veseli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!