Abdullah Uçmak, i cili plagosi Ibrahim Tatlëses me armë në 2011, u dënua me 30 vjet burg për ‘vrasje në tentativë me paramendim’. Vendimi u mor sot në Gjykatën turke. Sulmi mbi këngëtarin ndodhi pasi ai la ndërtesën e një televizioni privat.
Këngëtari i famshëm turk, Ibrahim Tatlises, i njohur edhe në Greqi dhe Lindjen e Mesme është plagosur rëndë gjatë një sulmi në Stamboll.
Ai u qëllua në kokë nga një person i paidentifikuar të djelën në mbrëmje.
Tatlises, 58 vjeç kishte vizituar zyrat e kanalit privat televiziv turk Beyaz TV bashkë me zëdhënësin e tij.
Tatlises dhe zëdhënësi u çuan në spital ku iu nënshtruan një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Këngëtari i njohur si Perandori dhe një prej artistëve më të mëdhenj në Turqi, u largua nga kanali televiziv diçka pas mesnate dhe ishte duke hipur në makinë kur ndodhi sulmi.
Sipas njoftimeve në media, persona të armatosur me pushkë Kalashnikov u panë të largohen me makinë.
Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por disa gazeta kanë shkruar se zoti Tatlises është qëllur më parë në këmbë në 1990, ndërsa në 1998 i shpëtoi pa lëndim një sulmi tjetër.
Ibrahim Tatlises, që është me origjine kurde dhe nga qyteti Sanliurfa, ka rregjistruar më shumë se 30 albume dhe ka luajtur në një numër filmash.
Ai ka drejtuar edhe një program televiziv.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.