Presidenti i SHBA-ve, gjatë ditës së djeshme është përballë me një situatë mjaft të pakëndshme.
Siç raportojnë mediat e huaja, transmeton në shqip Gazeta Online “Reporteri.net”, Joe Biden, u rrëzua teksa po ngjiste shkallët e aeroplanit.
Biden mori dje avionin Air Force One, për t’u nisur për në Atlantë, ku do të takohej me udhëheqësit e komunitetit aziatik, pas të shtënave të së martës në qendrat e masazheve.
78-vjeçari u pengua disa herë teksa po ngjiste shkallët e avionit.
Biden u ngrit shpejt, bëri një përshëndetje të shkurtë dhe u fut në avion. /Reporteri.net