×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Emërimet në Gjykatën e Lartë, Kim: Tani të dëgjohen çështjet penale e civile

    Reporteri
    19 Mars 2021 | 17:23

    Ambasadorja e SHAB Yri Kim ka reaguar për emërimin e 4 gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë.


    Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Kim shkruan se Reforma në Drejtësi po ecën përpara, teksa thekson se Gjykata e Lartë tani mund të fillojë të merret me çështje civile dhe penale.

    “Urime për 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së lartë. Gjykata e Lartë tani mund të dëgjojë çështje penale, civile. Faleminderit Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili duhet të vazhdojë emërimet. Faleminderit edhe Presidentit Ilir Meta për për administrimin e shpejtë. Reforma në Drejtësi po ecën përpara!” – shkruan ambasadorja Kim.

    Presidenti Ilir Meta dekretoi sot 4 anëtarët e Gjykatës së Lartë të propozuar nga KLGJ. Bëhet fjalë për Sokol Binaj, Albana Boksi, Sandër Simoni si edhe Klodian Kurushi. Së bashku me këto 4) emërime të reja, Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 7 (shtatë) anëtarë, nga 19 anëtarë, që duhet të ketë, sipas vendimmarrjes së KLGJ-së

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!