×
  • Lajme
  • Botë

    Kryeministri francez merr vaksinën e AstraZeneca

    Reporteri
    19 Mars 2021 | 19:18

    Pas konfirmimit nga EMA, kryeministri i Francës, Jean Castex mori dozën e parë të vaksinës së AstraZeneca, një lëvizje kjo për të rritur besimin e publikut te vaksinat.


    Ditën e sotme autoritetet franceze rinisën procesin e vaksinimit, i cili u pezullua për disa ditë për motive sigurie pas disa rasteve të raportuara me mpiksje gjaku.

    Pasi bëri vaksinën në spitalin e Saint-Mande në Paris, kryeministri Castex iu bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen masivisht për të ndërprerë zinxhirin e infektimeve.

    Më vonë gjatë ditës së sotme pritet të vaksinohet dhe kryeministri britanik, Boris Johnson.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!