Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Mësohet se një 35-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili ishte i infektuar me Covid, ka kryer vetëvrasje.
Sipas dëshmive 35 vjeçari u gjet i varur në një pemë, teksa trupi i tij i pajetë u konstatua nga gruaja dhe vëllai i tij.
Mësohet se shkaku i vërtetë i marrjes së këtij vendimi nga ana e të ndjerit, ka qenë infektimi me Covid, pasi ai ndihej fajtor se përse e kishte transmetuar virusin në shtëpi. 35 vjeçari është babai i një vajze të vogël, ndërsa sipas fqinjëve, ai ishte një njeri i mirë dhe baba model.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.