Italia dhe Gjermania duket se nuk do të presim vendimin e Agjencisë Europiane të Barnave për të pranuar vaksinën ruse Sputnik V.
E nxitur nga disa drejtues të landeve dhe nga rritja e numrave të infektimeve në vend, Angela Merkel tha se Gjermania është gati të shënojë shkëputjen e saj nga treni europian, nëse nga BE nuk vijnë udhëzime për përdorimin e vaksinës ruse.
“Prej kohësh mendoj se duhet të përdorim çdo vaksinë që është e aporvuar nga EMA. Dhe është e qartë që do të pëlqeja një udhëzim europian. Por nëse nuk vjen, duhet të vazhdojmë me rrugën tonë gjermne, mund ta bëjmë dhe do ta bëjmë”, u shpreh kancelarja e pyetur nga gazetarët.
Ndërkohë edhe Italia duke se po marr hapa ndividualë në këtë drejtim. Sikurse raporton Ansa, pas pak ditësh një marrëveshje me institutin “Spallanzani” do t’i hapë rrugë eksperimentimit shkencor të vaksinës ruse, ndërsa pritet autorizimi formal nga EMA lidhur me variantet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.