×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Humbi jetën nga coronvirusi, gjeneral Ndriçim Sallaku do të kthehet me avion të posaçëm nga Turqia

    Reporteri
    21 Mars 2021 | 8:10

    Ditën e sotme ndërroi jetë për shkak të koronavirusit komandanti i Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ndriçim Sallaku.

    Ai ishte i shtruar në spitalin ushtarak GATA në Ankara, por nuk ia doli të fitojë betejën më të rëndësishem të jetës së tij.

    Qeveria turke ka vendosur që të kthejë në atdhe trupin e general Sallakut me një avion ushtarak turk të tipit “Herkules”, i cili do të mbërrijë në Rinas paraditen e nesërme.

    Ditën e hënë në Tiranë do të bëhehen homazhet zyrtare për gjeneral Sallakun, i cili mes shumë detyrave të rëndësishme, kishte shërbyer edhe si atashe i Shqipërisë në Ankara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!