×
  • Sport
  • Sport

    Haalandin i pandalshëm, tjetër arritje e madhe për makinerinë e golave,

    Reporteri
    21 Mars 2021 | 8:19

    Erling Haaland preku shifrën e 20 golave ​​në Bundesliga këtë sezon duke shënuar dy herë në barazimin 2-2 të Borussia Dortmund me Koln gjatë ditës së sotme.


    20-vjeçari tani ka shënuar 21 gola në 21 ndeshje në Bundesliga këtë sezon dhe është i dyti pas Robert Lewandowskit në listën e golashënuesve në Gjermanisë.

    Haaland është bërë gjithashtu lojtari më i shpejtë në histori që ka shënuar 20 gola të Ligës së Kampionëve, rekord që e theu po ashtu këtë muaj, shkruan Gazeta Express.

    Norvegjezi ka shënuar 20 gola në 14 ndeshje në garën më prestigjioze evropiane, krahasuar me 40 ndeshjet e Lionel Messi dhe 56 ndeshjet e Cristiano Ronaldos për të arritur të njëjtën shifër.

    Për një krahasim më të afërt, Harry Kane mbajti rekordin e mëparshëm, duke shënuar 20 gola në 24 paraqitje të Ligës së Kampionëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!