Forca ajrore turke kanë kryer sulmet e para ajrore pas 17 muajve kundër një zone në veri të Sirisë që kontrollohet nga rebelët kurdë të shtunën në mbrëmje, ka thënë Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut (SOHR).
“Një avion luftarak turk ka goditur pozicionet ushtarake të Forcave Demokratike Siriane (SDF) në fshatin Saida të rajonit Ain Issa… gjë që shkaktoi shpërthime të forta”, tha Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR).
Ky ishte sulmi i parë ajror që nga “Operacioni Pranvera e Paqes”, një fushatë ushtarake e tetorit 2019 e nisur nga Ankaraja dhe aleatët e saj sirianë kundër SDF-së në Sirinë veriore.
Ky operacion, i ndërprerë pas dy marrëveshjeve të negociuara nga Ankaraja me Uashingtonin, dhe më pas Moskën, lejoi Turqinë të merrte kontrollin e një “zone të sigurt” brenda Sirisë.
Rajoni Ain Issa, megjithatë, mbeti në duart e forcave kurde.
“Përplasjet midis dy palëve kanë vazhduar për 24 orët e fundit. Forcat turke kanë pasur vështirësi të përparojnë që kur SDF-ja shkatërroi një tank turk. Ka edhe viktime”, ka thënë drejtori i SOHR, Rami Abdul Rahman.
Njësitë e Mbrojtjes së Popullit të udhëhequr nga kurdët sirianë, të cilat formojnë pjesën më të rëndësishme të SDF-së, konsiderohen nga Turqia të jenë një “degë terroriste” e Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit.
Por ata kanë qenë gjithashtu aleati kryesor për Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët në betejën kundër grupit Daesh në Siri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.