Deputeti Milaim Zeka, ka shkruar në profilin e tij në facebook, se Kosova ka pasur nevojë për një ambasador, sikur ky i SHBA-ve, Philip Kosnett.
Zeka ka bërë krahasime mes ambasadorit Goldenberg dhe Holbrooke, duke treguar se si mund të ketë dallim një ambasador nga një ambasador tjetër.
Deputeti Zeka gjithashtu ka thënë se Kosova ka nevojë për një njeri të mirë, pasi siç tha ai “e shkatërruan vendin”, duke aluduar në disa politikanë kosovarë.
Ky është postimi i tij i plotë:
Kosova ka pase nevoje per nje ambasador si Kosnet
Krahasojeni Goldbergun gjate luftes dhe te madhin, bunduzherin e politikes, Richard Holbruk. Ky i dyti e uli ne bythe Millosheviçin.
Krahasoni ambasadoret e kaluar qe vetem i lemonin politikanet tane. Ambasadori Kosnet po i grrithe me te verteta.
Kosova ka nevoje per nje njeri te mire. Besa edhe ne pak deputete qe jemi perballe nje shumice te korruptuar, perballe nje grupi te madh politik, qe nuk po dine mu ndale bre. E shkaterruan kete vend!!!.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.