Mjeku Ilir Alimehmeti ka ndarë në një postim në Facebook një tjetër lajm të mirë nga lufta me koronavirusin.
E ndërsa tregon të dhënat e fundit të studimit në SHBA, epidemiologu thotë se nëse e keni kaluar infeksionin, “të shkuara dhe rrini të qetë”, nëse nuk e keni kaluar infeksionin, vaksinohuni.
Postimi i tij:
? “Kurrë mos e humb mundësinë të shohësh diçka të bukur, pasi bukuria është shkrimi i dorës së Zotit.”
Cit.: Ralph Waldo Emerson
✅ Miqtë e mi, sërish lajme të mira kundër variantit Afrikano-Jugor nga i cili u frikua opinioni publik këtë tremujor.
?? Studiuesit elitarë të Emory University (SHBA) sapo publikuan (dje 20.03.2021) në revistën prestigjioze CELL Host & Microbe rezultatet e imunitetit të fituar nga kalimi i infeksionit apo nga vaksina Moderna kundër variantit Afrikano-Jugor.
?Ata studiuan efektet neutralizuese të gjakut:
? të pacientëve të sëmurë me SARS-CoV-2
? të pacientëve që e kishin kaluar infeksionin, dhe
? të pacientëve të vaksinuar me Moderna.
? Gjetjet:
✅ Antitrupat neutralizuese të të gjithë pacientëve lidheshin tre herë më pak me variantin Afrikano-Jugor (B.1.351), por
✅ Antitrupat neutralizuese të të gjithë pacientëve e neutralizonin variantin Afrikano-Jugor.
? Pra, është si të thuash se:
? Këpuca është trefish më e lehtë, por përsëri e shtyp buburrecin!?
? Autorët dalin në përfundimet e qarta se:
✅ Antitrupat nga personat e infektuar ose të vaksinuar lidhen me variantin Afrikano-Jugor.
✅ Gjaku i pacientëve që e kanë kaluar infeksionin edhe përpara 8 muajve (maksimumi i periudhës studimore), sërish e njeh variantin Afrikano-Jugor.
✅ Gjaku i pacientëve të vaksinuar ruan fuqinë neutralizuese kundër variantit Afrikano-Jugor.
? Pra, miqtë e mi, mesazhet janë të qarta:
? Nëse e keni kaluar infeksionin, të shkuara dhe rrini të qetë.
? Nëse nuk e keni kaluar infeksionin, vaksinohuni.
? Besojini natyrës dhe shkencës: ato veprojnë edhe pse nuk u jepet hapësirë mediatike.
? Fikni televizorët/mediat, ato veprojnë vetëm nëse ne u japim hapësirë personale mediatike që të na shqetësojnë.
Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT