×
  • Lajme
  • Lajme

    Duda Balje shtron iftar për 300 persona me nevoja të veçanta

    Reporteri
    18 Maj 2019 | 11:07

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje njihet si ndër politikanet më të bukura në Kosovë.


    Përpos kësaj Duda është edhe shumë besimtare. Ajo agjëron çdo vit, dhe shfrytëzon rastin që të ndajë me personat e tjerë solidaritetin dhe dashurinë që ofron ky muaj i shenjtë.

    Ajo mbrëmë ka shtruar iftar në Prizren për kategoritë me aftësi të veçanta, ku ishin të pranishëm 300 persona, shkruan Reporteri.net.

    “Iftari ynë i katërt i përbashkët. Për mua jeni te veçantë dhe të vetmit. Unë sot kam fituar edhe një ditë të paharruar të jetë sime…për shkak te Juve ! Faleminderit për përqafimet, buzëqeshjet, mirësinë…për mua jeni të vetmit ! E falënderoj Zoti që ma dha mundësinë të ju njoh dhe t’ju kem mysafir në iftarin e paharruar”, ka shkruar ajo në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!