×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërmkolli: Mos e akuzoni vetëm Florën, përderisa kriminelët janë në pushtet

    Reporteri
    18 Maj 2019 | 11:18

    Ish Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka reaguar për foto-skandalin e Flora Brovinës që trondini opionin kosovar gjatë dy ditëve të fundit.


    Tërmkolli ndër të tjera ka thënë se për këtë “maskaradë” siç e ka quajtur ajo nuk duhet të akuzohet vetëm Flora Brovina por e tërë Qeveria në pushtet por edhe partia e saj e cila për shumë vite sa ishte në pushtet, sipas Tërmkollit nuk ka bërë asgjë për të zbardhur krimet serbe në Kosovë, shkruan Reporteri.net.

    “Veprimi i këtij grupi mund të përmblidhet në tri pika të pa shkëputura mes veti për nga pasojat që kanë. Është politikë e ndërtuar fund e krye mbi gënjeshtrën, mashtrimin e manipulimin, mbi dhunën e grabitjen, rrjedhimisht politikë kundër interesave të shtetit e popullit të Kosovës me qëllim marrjen dhe mbajtjen e pushtetit që për një votë e djeg dhe e vret Kosovën. Flora veҁ ngriti PAN-kartën e kësaj politike. Prandaj, mos e akuzoni vetëm Florën! Ajo kreu një detyrë dhe mision të cilin po e kryen ky grup kriminal i veshur me politikë për njëzet vite në Kosovë, dashur padashur në interes të Serbisë e kundër interesave të Kosovës. Mos kërkoni dorëheqjen vetëm të Florës, përderisa kriminelët janë në pushtet. Mos kërkoni dënimin vetëm të Florës, përderisa të mos dënohen të gjithë kriminelët në politikë që e vranë e po e vrasin këtë vend e këtë popull deri në zhbërje”, ka shkruar Tërmkolli.

    Ndër të tjera Tërmkolli, ka thënë se sado vonë të jetë bërë, rezoluta për krimet e gjenocidin serb në Kosovë duhet të miratohet dhe jo vetëm një rezolutë, duhen edhe shumë veprime tjera. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!