Lionel Messi e festoi thyerjen e rekordit të Xavit për më së shumti paraqitje në fanellën e Barcelonës në historinë e klubit, me dy gola dhe një asist në fitoren e thellë 6:1 kundër real Sociedadit në La Liga të dielën.
Sulmuesi argjentinas Messi e zhvilloi ndeshjen e 768-të në karrierë për Barcelonën, një më shumë se legjenda Xavi, transmeton Gazeta Express.
Nëse Messi nuk nënshkruar marrëveshje të re me kubin në verë, karriera e tij në Barcelonë do të marrë fund, por ai do të largohej me një varg rekordesh të cilat mund të mos ndryshohen kurrë.
Në 768 ndeshje për Barçën, Messi i ka fituar 537 prej tyre, ka barazuar 140 herë dhe i ka humbur vetëm 91 prej tyre.
Shumicën e këtyre ndeshjeve, natyrisht, Messi i ka zhvilluar në La Liga. Paraqitja kundër Sociedadit të dielën në San Sebastian ishte e 511-ta në përgjithësi për të.
Messi i ka zhvilluar edhe 149 ndeshje në Ligën e Kampionëve, 79 në Kupën e Mbretit, 20 në Super Kupën e Spanjës, pesë në Kupën e Botës për Klube dhe katra në Super Kupën Evropiane.
33-vjeçari, i cili debutoi për katalonasit në vitin 2005, është më i miri në historinë e klubit edhe sa i përket golave të shënuara, pasi i ka 663 të tilla, hiç më pak se 429 më shumë se vendi i dytë, Cesar Rodriguez.
Përveç golave dhe paraqitjeve, Messi është po ashtu lojtari që ka fituar më së shumti trofe në Barcelonë, 34 të tillë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.