Dje rreth orës 18:55 në Fushë Kosovë ka ndodhur një rast i plagosjes me armë zjarri.
Sipas policisë një i dyshuar mashkull ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull duke e lënë të plagosur, dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes me veturë, shkruan Reporteri.net.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK-Prishtinë ku është konfirmuar se i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.
Me urdhër te gjykatësit të procedurës paraprake, është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar tri arme, 5 fishekë dhe një sasi e substancave narkotike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.