Massimiliano Allegri e ka pranuar se është i gatshëm t’i kthehet punës së trajnerit, pas gati dy vjetëve pushim.
Pothuajse dy vjet pas lamtumirës nga Juventusin, Massimiliano Allegri foli hapur për arsyet e këtij divorci, që e konsideron normal, pas një bashkëpunimi të frytshëm 5-vjeçar.
“Lamtumira ndaj Juve ishte një gjë e natyrshme dhe më vjen keq që e shoh Juventusin të humbasë. Jam shumë i lidhur me Juven. Ne arritëm në përfundimin se duhet të ndaheshim, kishte një larmi pikëpamjesh. Ramë dakord për pothuajse në gjithçka. Zgjedhja u bë nga presidenti, me të drejtë”, tha Allegri.
I pyetur për të ardhmen, Allegri theksoi: “Ende nuk di asgjë. Shpresoj të kthehem në qershor”
Ish-trajneri i Juventusit gjithashtu foli edhe për Paulo Dybalan, rolin e tij në fushë.
“Kur luaja te Pescara, mësova një gjë: isha një trekuartist dhe trajneri më tha se, nëse doja të luaja në një nivel të mire, duhej të kthehesha sepse përpara kisha më pak hapësirë. Që kur Dybala erdhi tek ne, i thashë se nuk mund të bënte qendërsulmuesin tek Juvja. Në Palermo luante në atë pozicion, por ishte 50 metra larg portës. Tek Juvja do të haste shumë vështirësie. Me një qendërsulmes krah tij, është i jashtëzakonshëm.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.