Deputetët e VV-së janë të parët që kanë arritur në sallë, dhe po presin që për pak të fillojë seanca, ku kreu i tyre i partisë pritet të bëhet kryeministër i vendit.
Por në sallën plenare tashmë ka arritur edhe Vjosa Osmani.
Ajo është ulur në rendin e parë të grupit parlamentar të VV-së, ku edhe bën pjesë.
Gazetari i Reporteri.net raporton se Osmani ka në duar edhe një letër dhe me gjasë mund ta mbajë ndonjë fjalim.
Ndërsa në sallë ende nuk kanë arritur deputetët e opozitës, PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe të minoriteteve.