×
  • Sport
  • Sport

    Suarez: Unë preferoj Haalandin para Mbappes

    Reporteri
    23 Mars 2021 | 8:22

    Sulmuesi i Atletico Madridit, Luis Suarez ka zbuluar se beson se Erling Haaland do arrijë më shumë se Kylian Mbappe.


    Haaland dhe Mbappe priten të jenë dyshja që do dominojnë dekadën e ardhshme duke parë statistikat e pabesueshme te Dortmund, respektivisht PSG, transmeton lajmi.net.

    Lidhur me rivalitetin e tyre edhe Suarez ka shprehur mendimin e tij.

    “Ai (Haaland) është lojtar i mirë dhe në nivel spektakularë”.

    “Është mjaftë i fortë nga ana fizike dhe është ndër numrat nëntë më të mirë në botë dhe do ndërtojë një histori”.

    “E preferoj Haaland pak më shumë, por Mbappe është në nivel shumë të lartë”.

    Dyshja janë të lidhur me kalimin te Real Madrid, por për norvegjezin interesim ka shprehur edhe Barcelona.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!