×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ambasadorja Kim në Shkodër, nis takimet me Helidon Bushatin e PD-së

    Reporteri
    23 Mars 2021 | 11:17

    Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka mbërritur në qytetin e Shkodrës.


    Mësohet se ambasadorja është takuar me drejtuesin politik të PD-së në qarkun Shkodër, Helidon Bushatin.

    Pas takimit me Bushatin, Ambasadorja do të takohet me Edona Bilalin drejtuese politike e PS-së në Shkodër.

    Dy javë më parë Ambasadorja zhvilloi një takim me përfaqësuesit kryesor të partive politike në qytetin e Elbasanit.

    Ajo u përcolli mesazhin e SHBA-së drejtuesve politikë, Taulant Balla, Gazmend Bardhi, Monika Kryemadhi e Rudina Hajdari.

    “Fuqia përfundimtare qëndron te votuesit. Atyre që u kërkohet t’u blihet vota do t’u thoja: Vota juaj është pushteti juaj, prandaj mos e dorëzoni këtë!” nënvizoi ambasadorja në një prononcim për mediat pas takimit në Elbasan më 10 mars.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!