Kreu i LDK-së deklaroi se qeveria e tanishme është e padobishme dhe janë gati të japin nënshkrimet që sot në mënyrë që qeveria të bie.
“Ne jemi në biseda me Vetëvendosjen, në një formë ka edhe kontakte me Partinë Socialdemokrate që kjo punë të bëhet dhe si LDK ne jemi në gjendje prej sot me i dhënë nënshkrimet tona e do t’i japim për aq deputetë sa jemi në Kuvend.[…] Duhet sa më shpejtë që t’ia thyejmë këmbët kësaj qeverisje sepse është e padobishme për Kosovën”, vijoi Mustafa.
Ish-kryeministri ka folur edhe për Kuvendin e Punës së LDK-së ku tha është trajtuar puna dhe aktiviteti i partisë për katër vite për çfarë është vlerësuar, si dhe raporti financiar i cili gjithashtu në mënyrë unanime ka marrë vlerësime të larta.
Mustafa tha se janë të lumtur dhe krenarë që janë partia me grupin më të madh parlamentar, që kanë numrin më të madh të komunave me të cilat qeverisin, ndërsa shtoi se të parët po dalin edhe nga matjet e fundit duke gëzuar mbështetje të madhe nga rinia dhe të gjithë qytetarët.
Kreu i LDK-së deklaroi gjithashtu se partia e tij dëshiron që të kontribuojë në zhvillimin e Kosovës dhe në çështjet e rëndësishme për vendin. Ai nuk harroi që të përgëzojë për punën të gjitha degët dhe forumet e Lidhjes Demokratike të Kosovës./kp