×
  • Lajme
  • Botë

    Danimarka planifikon hapjen

    Reporteri
    23 Mars 2021 | 13:08

    Derisa Gjermania dhe vende tjera të Evropës planifikojnë mbylljen dhe vendosjen e masave më strikte, Danimarka është pajtuar të hapet.


    Të hënën qeveria e Danimarkës ka konfirmuar një hartë për lehtësimin e masave në Prill dhe në Maj.

    Nga 6 prilli, më shumë fëmijë do të kthehen në shkolla, pastaj një muaj më vonë do të hapen restorantet, teatrot dhe bizneset tjera.

    Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen ka thënë se shpreson të hiqen të gjitha masat pasi të gjithë mbi moshën 50-vjeçare janë vaksinuar.

    Pamja e përgjithshme e rasteve në vendet e Evropës është e përzier. Shumë nga vendet e mëdha të Evropës si Gjermani, Franca dhe Italia kanë parë rritje të numrit të rasteve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!